Warning: Parameter 1 to modMainMenuHelper::buildXML() expected to be a reference, value given in /home3/pellumbi/public_html/RomanoPort/libraries/joomla/cache/handler/callback.php on line 99
Shqip (Albanian)English (United Kingdom)

Dispozita Ligje Vendime
Sipas ligjit 9298 date 28.10.2004 per miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve ne marreveshjen e koncesionit te formes “BOT”, per ndertimin dhe shfrytezimin e pontilit te naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre, ne zonen bregdetare te Porto Romanos, Durres ratifikuar me ligjin nr 9298 date 28.10.2004 qe i bashkelidhet ketij ligji. Gjithashtu dhe ligjit 9578 date 11.07.2006 per disa shtesa dhe ndryshime

Keshilli i ministrave sipas vendimit Nr. 251 ka miratuar master – planin per importin e naftes dhe LPG – se perms terminaleve te Porto Romanos dhe te Vlores.
Qeveria ra dakort me kompanine Romano Port per marreveshjen e koncesionit te formes BOT “ Per ndertimin e nje terminali dhe levrimin e produkteve te naftes dhe LPG –se “
Kjo marreveshje eshte konkretizuar nga vendimet e meposhtme.

  • KRRTRSH – ja sipas Vendimit Nr 251 date 20.04.2001 miratoi master planin per rajonin bregdetar te Porto Romanos, Durres. Kjo lejon ndertimin e infrastruktures portuale dhe operimin e tij.
  • Vendim i KM me Nr .349 date 01.06.2004
  • Me propozimin e Keshillit te Ministrave dhe me referencat e nenit 78 , 83 pika 1 dhe 155 te Kushtetutes, Parlamenti ratifikoi VKM me Ligjin 9298 date 28.10.2004 ( marreveshjen e koncesionit ).
  • Presidenti i Republikes e aprovoi dhe e dekretoi me Nr. 4397 date 17.11.2004. Sipas kesaj marreveshje, shoqeria jone gezon te drejten e 30 – viteve koncesion me te drejte perseritje.

 

Romano Port eshte perjashtuar nga te gjitha taksat dhe detyrimet doganore per materialet e importit, pajisjet dhe instrumentat qe do te perdoren per ndertimin e terminalit dhe lidhjen infrastrukurore ne perputhje me projektin e aprovuar.

  • Pronar mbetet qeveria shqipetare.

 

Ne lidhje me taksat dhe tarifat portuale:

  • Shoqeria Romano Port propozoi dhe u miratuan tarifat e sherbimit ne Portin e nenprodukteve te naftes dhe te lendeve djegese, me vendim nr.3 date 04.03.2009 te miratuara nga Ministria Ekonomise dhe Energjetikes, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave dhe Ministria e Puneve Publike, Trasportit dhe Telekomunikacionit.

 

Lejet e aprovuara per ndertimin e terminalit dhe shfrytezimin e tij jane:

  • Leja e Mjedisit ( Vleresimi i Ndikimit ne Mjedis nga Ministria e Mjedisit )
  • Leja e Mjedisit nga KRT e qeverisjes vendore dhe miratimin nga KRRTRSH.
  • Leje Shfrytezimi nga organet perkatese te qeverise shqipetare.